E Diel, 1 Nëntor 2026

Pittsburgh, përplasje mes policisë e protestuesve anti-globalistë

Para fillimit të samitit të G20 në Pitsburg ka pasur përleshje mes protestuesve dhe forcave policore të qytetit.
Autoritetet policore në Pitsburg në SHBA kanë përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues antiglobalistë.
Protesta e rreth 500 manifestuesve kundër samitit të G20 fillimisht ka nisur e qetë por kur disa tubues filluan të thyenin xhamat e ndërtesave përreth dhe të makinave të policisë, forca të shumta policore kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe plumba gome për t'i shpërndarë ata. Njoftohet se dhjetra protestues janë ndaluar nga policia, ndërsa protesta të reja janë paralajmëruar ditët në vijim nga organizata antiglobaliste.
Para këtyre incidenteve një marshim tjetër paqësor u ndal paradite nga forcat policore. Në këtë marshim ishin të pranishëm mbi 2000 persona.
Udhëheqësit e 20 vendeve më të zhvilluara ekonomike duke përfshirë edhe shtete e Bashkimit Evropian, janë mbledhur këto dy ditë në Pitsburg për të diskutuar se si të përmirësohen reformat financiare për të shmangur një krizë të ardhshme globale ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›