E Diel, 1 Nëntor 2026

Chavez: SHBA po përpiqen të marrin pushtetin në Haiti

Presidenti venezuelian Hugo Chavez e akuzoi SHBA-në se po përpiqet të marrë pushtetin në Haiti. Ndërsa Presidenti bolivian Evo Morales kritikoi faktin që ushtarët amerikanë kanë hyrë në Haiti pa diskutimin më parë të këtij veprimi në Kombet e Bashkuara. Sipas Moralesit SHBA-ja po shfrytëzon katastrofën në Haiti për të "pushtuar ushtarakisht" Haitin.

Por koloneli amerikan Jack McElroy nga marina amerikane, së cilës i
përkasin ushtarët që do të dërgohen në Haiti, theksoi për BBC-në
karakterin humanitar të misionit: "Ne në përgjithësi njihemi si një
formacion luftarak por këto marinsa kanë qenë në Irak dhe Afganistan dhe
ata e dinë mirë se çfarë është luftë dhe çfarë jo. Shkatërrimi në Haiti
është i madh. Ka shumë vuajtje dhe këta marinsa ndiejnë keqardhje për
viktimat" tha McElroy.

Dislokimi i ri i trupave do ta coje ne 14 mije numrin e ushtareve
amerikan ne Haiti, te cilet do te ndihmojne banoret e Haitit me ushqim,
uje dhe kujdes shendetesor.

Adela Zeza

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›