E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protesta kundër planit të BE për defiçitin

Rreth 500 anetare dhe mbeshtetes te partise “Syriza”  parti e krahut te majte u mblodhen përpara  parlamentit para se te vazhdonin protestat e tyre ne zyrat perfaqesuese te Bashkimin Europian ne Athine. Disa anetare te kësaj partie kane bere te ditur se stabiliteti i qeverise dhe plani i rritjes i paraqitur nga Bashkimi Europian javen e kaluar, e cila parashtron planet e Greqise per te reduktuar deficitin e saj buxhetor dhe borxhin kombëtar, do te cenonte te drejtat dhe përfitimet e punëtoreve, perfshire pensionet e tyre.

“Ne i themi jo nje plani tre vjecar i cili do te krijoje nje shpërthim
te problemeve sociale , shkatërrim te te drejtave te punetoreve po ashtu
dhe sistemit te pensioneve” deklaroi nje perfaqesues i partise  Syriza,
Panayiotis Lafazanis. Mirepo qeveria  thote se plani nuk perfshin aspak
pagat dhe shkurtimet e  pensioneve.

Sipas planit, qeveria do te ngrije
rrogat e punonjësve te sektorit publik duke fituar me shume se 2000 euro
ne muaj. Bashkimi Europian ka ushtruar presion ndaj Greqise per
riparimin e financave te saj, nderkohe qe eshte duke pritur per te pare
rezultatet e planit.

Adela Zeza

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›