E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër tërmet në Haiti. Ende të gjallë poshtë rrënojave

Një tërmet i fuqishëm tronditi përsëri Haitin , duke i dërguar në rrugë banorët e tmerruar dhe duke rrëzuar disa godina të shkatërruara nga tërmeti i javës së kaluar me magnitudë 7 ballë. Tërmeti i dytë 5.9 ballë shtoi traumën e shkaktuar nga tërmeti i 12 janarit që shkatërroi kryeqytetin, Port-o-Prince dhe zonat përreth duke lënë qindra mijëra të vdekur apo të pastrehë. Mirepo më shumë se një javë pas tërmetit shkatërrimtar, në kryeqytetin e Haitit Port-au-Prince, ende gjenden të mbijetuar nën gërmadha.

Sipas të dhënave të koordinatorit të OKB-së për ndihmën emergjente, John
Holmes, nga gërmadhat e kryeqytetit të shkatërruar janë shpëtuar deri
tani 120 persona. Kjo është shpresëdhënëse dhe për këtë arsye kërkimet
do të vazhdojnë. SHBA-ja ka njoftuar se do të dërgojë edhe 4.000 ushtarë
të tjerë në Haiti.

Porti i shkatërruar në Port-au-Prince sipas të
dhënave të ushtrisë amerikane do të rihapet pjesërisht diten e 
premte. Ndërkaq dërgimi i ushtarëve amerikanë në Haiti është pritur me
kritika nga Venezuela dhe Bolivia. 

Adela Zeza

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›