E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez cmim per promovimin e komunikimit ne publik

Kritikët e sulmojnë sepse shtyp me forcë lirinë e shtypit por për universitetet në Argjentinë lideri socialist është pikërisht ai që nxit komunikimin në publik. Hugo Chavez presidenti i Venezuelës fitoi cmimin e parë në konkursin e promovuar nga shkolla e gazetarisë në Buenos Aires . Fituesi i cmimit për promovimin e komunikimit popullor nuk nguroi të paraqitet vetë për të marrë cmimin në universitetin La Plata. I ngjitur në majat e pushtetit në Venezuelë që në vitin 1999, Chavez përdori auditorumin universitar për të kritikuar armikun e vjetër, Shtetet e Bashkuara e sulmet më të fundit në Libi.

"Obama ndërmorri një sërë luftrash dhe i vazhdoi ato dhe nuk nguroi të fillonte një tjetër luftë duke shkelur me këmbë ligjin ndërkombëtar atë humanitar e vazhdojnë të vrasin të pafajshëm," tha Hugo Chavez president i Venezuelës.

Për Chavez vizita në La Plata ishte rikthim në auditoret e universitetit ku në vitet ‘70 studioi juridik së bashku me presidenten aktuale të Argjentinës Cristina Fernandez, e burrin e saj , të ndjerin, Nestor Kirchner. Në atë kohë kur junta ushtarake sundonte Argjentinën, La Plata u kthye në qendër për aktivistët e majtë .

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›