E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha ne fushate takime ne Allias dhe me studentet

Keqmenaxhimi i terreneve të përbashkëta dhe mungesa e infrastrukturës ishin ndër temat kryesore të bisedës që kandidati për kryebashkiak i Tiranës ka pasur me banorë të Allieasit. Zoti Lulzim Basha, gjatë një vizite në Allias u informua për veprimet e Bashkisë, të cilat sipas banorëve janë arbitrare. Kandidati i PD-së premtori më shumë hapësira publike dhe vendime të ndershme ndaj komunitetit.

Gjatë së martës në mbrëmje, Zoti Basha ka qenë i ftuar në një mbrëmnje të të organizuar nga studentë të Fakultetit të Drejtësisë. Gjatë bisedës, studentëve ju premtua lehtësira për punësim dhe studime.

“Unë do të bëj gjithcka, do të krijojë të gjitha lehtësirat, në mënyrë që Tirana që kthehet në Parajsë për investitorët dhe kështu, mundësitë e punësimit të të rinjve të rriten. Unë ju premtoj se sapo të nis punën si kryebashkiak, do të filloj ndërtimin  e bibliotekës universitare të Tiranës për të gjithë studentët, sic e kanë të gjithë kryeqytetet e tjera të Europës”, tha Lulzim Basha, kandidati i PD-së për kryebashkiak Tiranë

Në mbrëmjen me të studentët e drejtësisë, zoti Basha u kërkoi atyre që të komunikojmë me rrugë dhe forume elektronike ku gjithsecili të japë sugjerimet e tij për një Tiranë më të mirë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›