E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratët kërkojnë “Obamën e vërtetë”

Në shtabin zgjedhor të presidentit të SHBA-së, Barack Obama, po mbretëron alarm gjithëpërfshirës për shkak të vlerësimeve se situata është tejet serioze, pas paraqitjes dëshpëruese të presidentit në debatin e parë me rivalin e tij republikan, Mitt Romney.

Për këtë arsye shtabi i tij po bën përpjekje që në fund të fushatës zgjedhore sa më parë të rikthejë atë “Obamën e vjetër”.

Më saktësisht, njeriun nga gjysma e dytë e vitit 2008, kur ai eliminoi nga gara për të emëruarin e demokratëve për president Hillary Clintonin, për të mposhtur më pas kandidatin e republikanëve, John McCain, duke u bërë kështu presidenti i parë me ngjyrë në historinë e SHBA-së.

Në të njëjtën kohë gjithnjë e më shumë po shtrohet pyetja se si ka mundur të ndodhë kthesa? Çfarë befas ka ndodhur me Obamën, favoritin e deritanishëm për të fituar zgjedhjet, pas vetëm 90 minutash përballje me Romneyn.

Tani shtabi i tij duhet të gjejë një ilaç për paraqitjen jo-bindëse të Obamës në Denver.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›