E Diel, 1 Nëntor 2026

Chavez kërcënon Spanjën me prishje marrëdhëniesh diplomatike



Venezuela do t'i prishë marrdhëniet diplomatike me Spanjën, nëse shteti europian nuk do të ndryshojë qëndrimet e tij në lidhje me akuzat që kanë bërë autoritetet më të larta spanjolle. Ky ka qenë kushti e vijës së ashpër që ka vendosur presidenti i Venezuelës Hugo Chavez në lidhje me marrëdhëniet e vështira që janë aktualisht mes dy vendeve. Kjo fjali jodiplomatike e presidentit Chavez ka ardhur pas akuzave konstante të qeverisë spanjolle për lidhje të Venezuelës me grupit terrorist bask "ETA".
"Këto janë aludime absurde. Unë nuk besoj se edhe ata që i shpikin këto trillime mund t'i besojnë."- u shpreh presidenti i majtë radikal.
Por në deklaratën e tij Chavez i bëri një kërcënim indirekt se në rast se Spanja nuk do të ndryshonte qëndrim atëherë shumë kompani spanjolle të cilat kontrollojnë shumë tregje në Venezuelë do të hasnin në shumë vështirësi.
"Kompania telefonike "Telefonica" "BBVA Bank" dhe kompania e vajit "Repsol" do të humbin shumë në rast se Spanja nuk ndryshon qëndrim në lidhje me akuzat ndaj vendit tim."- u shpreh presidenti venezuelian. Në çdo deklarattë të tij në lidhje me këtë çështje delikate, presidenti Hugo Chavez ka mohuar çdo lloj akuze që ka të bëjë me marrdhëniet e tij mes grupit terrorist "ETA" dhe vendit të tij.
Madje në disa fjalime të mëparshme Chavez e ka përshkruar çështje si një shpifje e politikës amerikane për të diskretituar figurën e tij në sytë e popullit venezuelian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›