Klinton bën thirrje për armëpushim në Siri

Regjimi sirian do të vazhdojë të “ketë në duart e veta gjak” nëse nuk përmbush kërkesat për armëpushim, të dala nga një grup prej 70 vendeve perëndimore dhe arabe, të cilët u takuan në Tunis. Kështu është shprehur sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton.
Megjithatë delegacioni i Arabisë Saudite ka braktisur sallën, për shkak të pretendimeve të tyre për “pasivitet” të të tubuarve.
Ndërsa, ministri i jashtëm francez, Alen Zhype tha se Bashkimi Evropian do t`i ngrijë asetet e Bankës Qendrore të Sirisë që nga 27 shkurti, si një përpjekje për t`i dhënë fund aksioneve qeveritare ndaj opozitës.
Takimi “Miqtë e Sirisë” u zhillua, ndërsa dhuna ka vazhduar në vend. Aktivistët thonë se në provincën qendrore të Hamës janë vrarë të paktën 18 civilë, përfshirë 7 anëtarë të një familjeje.