Chavez, vizitë njëditore në Spanjë
Presidenti venezuelian gjatë turit të tij europian ka ndalur edhe në Spanjë ku përveç kryeministrit Zapattero ka takuar edhe mbretin e Spanjës, Huan Carlos.
Në këtë takim të dy si Chavez edhe mbreti Huan Carlos kanë qenë mjaft të përzemërt me njëri-tjetrin. Duket se midis të dy miqve të tanishëm është harruar debati i nxehtë që patën në samitin Iberiko- Amerikan të vitit 2007.
Mbreti Huan Carlos i bërtiti Chavez-it pas ky i fundit ndërpreu kryeministrin spanjoll
Zapatero me fjalinë " Chavez mbylle gojën.". Por të dy liderët e vendeve përkatës patën një dialog mëse miqësor.
Presidenti Chavez i tha me shaka Mbretit Huan Carlos: " Me këtë mjekrrën që keni vënë doni t'i ngjani presidenti Fidel Castro." Mbreti Huan Carlos u përgjigj se e kishte parë të arsyeshme të ndryshonte diçka në pamjen e tij të jashtme.
Gjatë vizitës së tij një ditore në Spanjë, Chavez diskutoi mbi shumë tema siç ishte konflikti në Lindjen e Mesme si edhe mbi protestat kundër tij që janë duke u zhvilluar në Amerikën Latine. Gjithashtu presidenti venezuelian u shpreh edhe një herë kundër ngritjes së bazave ushtarake në Kolumbi.
Gjatë vizitës së tij në Spanjë Chavez u prit me protesta nga shumë nga grupe të të drejtave të njeriut në Spanjë.