SHBA, Senatorët demokratë: Jo shtimit të trupave në Afganistan
Në SHBA kanë filluar të shqetsohen përsa i përket numrit të rritjeve të trupave në Afganistan. Ky fakt mund të shkaktojë shumë debate në Kongresin Amerikan, pasi siç po përflitet presidenti Obama në muajt e ardhshëm mund të shtojë numrin e trupave në Afganistan.
Që pas ndërhyrjes amerikane në vitin 2001 në vendin islamik janë rritur tensionet si edhe përplasjet mes forcave ushtarake amerikane si edhe midis forcave talebane të cilat vazhdojnë të jenë aktive. Senatori Carl Levin i cili kryeson Komitetin e Shërbimeve të Armatosura u shpreh se rritja e trupave amerikane në Afganistan mund të jetë një sakrificë e papërballueshme për ushtrinë amerikane.
"Suksesi i vendit afgan është edhe qëllimi ynë. Tani, mënyra më e mirë për ta arritur këtë qëllim është që ne dhe të përshpejtojmë sa më shpejt të jetë e mundur përpjekjet tona për të mbështetur forcat afgane"- pohoi senatori Carl Levin.
Por përveç senatorit Levin kundër shtimit të trupave në Irak janë edhe shumë senatorë të tjerë nga krahu i demokratëve.