SHBA përshëndet marrëveshjen Slloveni-Kroaci
SHBA-ja përshëndeti si një "shembull marrëveshjeje fituese për të dy palët" zgjidhjen e mosmarrëveshjes kufitare mes Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe përshëndeti drejtuesit e të dy vendeve. "Kjo marrëveshje mundëson një përparim të vërtetë duke respektuar interesat e të dy palëve", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ian Kelly. "SHBA mbështet që prej një kohe të gjatë integrimin evropian dhe atlantik të rajonit", vijon diplomati në një aludim ndaj mundësisë së hapur sërish Kroacisë për të negociuar pranimin e saj në Bashkimin Evropian.
Sllovenia njoftoi dje heqjen e bllokimit të saj ndaj negociatave të pranimit të Kroacisë në BE, pasi dy vendet kishin arritur një marrëveshje për problemin e kufirit.
Që prej dhjetorit 2008, Ljubjana bllokonte hapjen e çdo lloj kapitulli të ri bisedimesh në procesin e pranimit të Kroacisë në BE, duke vlerësuar se Zagrebi i kishte kaluar Brukselit dokumente që paragjykonin përcaktimin e kufirit të tyre të përbashkët.