E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, ‘problem’ për Barcelonën

Bilanci i Barcelonës kundër Chelseas nuk është aq i suksesshëm sa mund të sugjerojë përballja e tyre e fundit më 2009, kur Andres Iniesta realizoi në minutat e lojës shtesë për të siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti katalan nuk e ka mposhtur atë londinez në pesë përballjet e tyre të fundit.

Pavarësisht kujtimeve të mira nga goli i Andres Iniestas kundër Chelseas më 2009, Barcelona nuk ka qenë në gjendje ta mposhtë skuadrën londineze në pesë përballjet e tyre të fundit. Para përballjes së parë të dy gjigantëve të futbollit evropian në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, është koha të shikojmë statistikat.

Kujtesa mund të jetë e kufizuar. Bilanci i Barcelonës kundër Chelseas nuk është aq i suksesshëm sa mund të sugjerojë përballja e tyre e fundit më 2009, kur Iniesta realizoi në minutat e lojës shtesë për të siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në finale të Ligës së Kampionëve.

Fitorja e fundit e katalanëve ndaj Chelseas ishte më 2006. Barcelona ka qenë e pasuksesshme të mposhtë ekipin londinez në pesë tentimet e saj të fundit. Fitorja e fundit e saj ndaj Chelseas ishte në sezonin 2005/06, kur Barcelona fitoi trofeun e saj të dytë të Ligës së Kampionëve në Paris. Ky është bilanci i Barcelonës në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Chelseas.

Fitore: Chelsea-Barcelona (1-2, 21 shkurt 2006). John Terry shënoi autogol, kurse Samuel Eto’o ia siguroi fitoren katalanëve duke realizuar për 2-1 pas autogolit të Thiago Mottas, që kishte barazuar përkohësisht rezultatin. Chelsea e përfundoi ndeshjen me 10 futbollistë pas përjashtimit të Del Hornos.

Barazim: Barcelona-Chelsea (1-1, 8 mars 2006). Ronaldinho shënoi për Barcelonën. Frank Lampard e barazoi rezultatin në lojën shtesë duke shënuar nga penalltia. Katalanët vazhduan tutje duke shkuar drejt triumfit, pas fitores në finale ndaj Arsenalit në Paris.

Humbje: Chelsea-Barcelona (1-0, 18 tetor 2006). Të dy skuadrat u takuan në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Në Londër, Didier Drogba shënoi për fitoren dhe tri pikë në favor të Chelseas.

Barazim: Barcelona-Chelsea (2-2, 31 tetor 2006). Ndeshje jashtëzakonisht interesante në Nou Camp. Frank Lampard barazoi rezultatin në minutat shtesë. Skuadrat i ndanë pikët. Chelsea përfundoi i pari në grup, kurse Barcelona e dyta.

Barazim: Barcelona-Chelsea (0-0, 28 prill 2009). Në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Nou Camp, Barcelona dhe Chelsea u ndanë pa gola 0-0. Katalanët kishin më tepër nga loja.

Barazim: Chelsea-Barcelona (1-1, 6 maj 2009). Michael Essien realizoi golin e epërsisë për Chelsean. Londinezët dominuan ndaj Barcelonës për pjesën më të gjatë të ndeshjes pas përjashtimit të Eric Abidalit. Por, Andres Iniesta realizoi një gol fantastik në minutat shtesë dhe siguroi kualifikimin e skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›