Redknapp injoron Anglinë

Harry Redknapp ka insistuar se nuk do të lejojë që spekulimet rreth emërimit të tij në postin e selektorit të Anglisë të pengojnë përpjekjet e tij për rikthimin e Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.
Redknapp konsiderohet favorit për të zëvendësuar Fabio Capellon, i cili pritet të largohet nga detyra si selektor i Anglisë pas përfundimit të Euro 2012. Por, Redknapp refuzon të komentojë të ardhmen.
“Kam punë për të bërë këtu. Dua të vazhdoj atë që jam duke bërë tani. Kjo është krejt çka mund të bëj”, deklaroi ai për Sky Sports News.