E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie, në nivel me më të mirët

Legjenda e Newcastles, Alan Shearer beson se Robin van Persie meriton të konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të lavdishëm në Premierligë.

Ylli i Arsenalit ka kaluar një vit të jashtëzakonshëm duke realizuar total prej 33 golash në vetëm 32 ndeshje në ligë. Shearer, i cili konsiderohet njëri prej sulmuesve më të mirë që luajti ndonjëherë në Premierligë, beson se reprezentuesi holandez është në nivel të tillë.

“Nëse shikoni historinë e Premierligës, me kalimin e viteve ka pasur sulmues të mëdhenj si Andy Cole, Thierry Henry, Dennis Bergkamp, Michael Owen, Wayne Rooney, lista vazhdon” shkroi ai në kolumnen e tij për The Sun.

“Do të vendosja Robin van Persien në mesin e më të mirëve”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›