E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, 36 milionë për Falcaon

Chelsea po mendon qysh tash për përforcimet që do t’i bëjë gjatë verës, për t’u rikthyer konkurrente e fortë për ta fituar titullin e kampionit në Premierligë. Sipas uebfaqes 4-4-2.com, klubi londinez do t’ia mësyjë fillimisht sulmuesit kolumbian të Atletico Madridit, Falcao.

Ky i fundit ishte transferuar në klubin spanjoll gjatë verës së vitit të kaluar nga Porto, ku kishte shkëlqyer, duke e fituar kampionatin portugez dhe Europa Leaguen. Edhe tek ‘Los Colchoneros’, Falcao po shkëlqen këtë edicion, por e ardhmja e tij mund të jetë diku tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›