Plot befasi në Kupë

Skuadrat nga Liga e Parë i kanë befasuar ato të Superligës. Ishin plot katër ekipe nga elita e futbollit kosovar si Vëllaznimi, Drita, Lepenci e Liria, të cilat janë eliminuar nga kjo garë.
Gjakovarët i eliminoi Ferizaj, pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa rrugën e gjakovarëve e ndoqën edhe gjilanasit, që u eliminuan nga Istogu, pas ekzekutimit të 11 metërshave.
Ndërkaq, Lepenci u dorëzua përballë Ramiz Sadikut, njëjtë si Liria, në duel me Ferronikelin.
Ashtu siç pritej, përpara eci Prishtina, që e eliminoi fqinjin Fushë Kosova, dhe kampioni aktual, Hysi, i cili pati punë të lehtë ndaj Vitisë.
Kupa e Kosovës – E teta e finales
Rezultatet
Hysi – Vitia 5:1
Vëllaznimi – Ferizaj 2:2 (pas penalltive 5:6)
KEK-u – Hajvalia 3:3 (pas vazhdimeve 5:4)
Liria – Ferronikeli 1:2
Ballkani – Trepça ’89 1:2
R. Sadiku – Lepenci 4:2
F. Kosova – Prishtina 0:1
Istogu – Drita 2:2 (pas penalltive 6:5)