E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni, kontratë të re për Gomez

Bayern Munichu dëshiron ta ‘blindojë’ Mario Gomezin. Sipas tabloidit gjerman, ‘Bild’, gjiganti Bavarez e ka bërë gati një kontratë të re për sulmuesin gjerman, i cili është i lidhur me ekipin e Jupp Heynckes deri në vitin 2013.

Në bazë të propozimit të ri, sulmuesi me origjinë spanjolle do ta vazhdonte kontratën për tri vjet të tjerë, deri në qershor të vitit 2016.

Pas fillimit katastrofal të eksperiencës në Bayern, 26 vjeçari ka shpërthyer në dy sezonet e fundit, duke u bërë sulmuesi kryesor i ekipit të më madh gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›