Schalke-Huntelaar, vazhdon bashkëpunimi?

Drejtuesit e klubit gjerman, Schalke 04 janë duke punuar që ta mbajnë në ekip sa më gjatë sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar.
Përfaqësuesit holandez i skadon kontrata me ekipin nga Gelsenkirchen gjatë verës së vitit 2013.
Vetëm për ta mbajtur në ekip, Schalke e ka bërë gati një ofertë katërvjeçare prej 8 milionë eurosh në sezon.
Ish sulmuesi i Ajaxit, Real Madridit dhe Milanit është ringjallur në ekipin gjerman, duke shkëlqyer përkrah veteranit Raul Gonzalez. Nga 24 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Bundesligë, Huntelaar ka realizuar 20 gola.