Trajneri Balakov, drejt Kaiserslauternit

Krassimir Balakov pritet ta marrë në dorë ekipin nga Bundesliga, Kaiserslautern. Trajneri bullgar mund ta zëvendësojë Marco Kurzin, i cili u shkarkua të martën nga klubi kuq e zi.
Drejtuesit e klubit gjerman as nuk e kanë konfirmuar e as refuzuar një mundësi të tillë, por duket se Balakov është kandidati kryesor për ta marrë postin e trajnerit.
Natyrisht, 45 vjeçari do ta ketë një detyrë mjaft të vështirë, duke u munduar që ta shpëtojë Kaiserslauternin pa rënë nga Bundesliga. Aktualisht, ai është trajner i ekipit kroat, Hajduk Split.