E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle Bachman – kandidatja e parë femër për presidente

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 14:30

Ligjvënësja republikane në SHBA, Michelle Bachmann, është femra e parë që e ka paraqitur pjesëmarrjen në garën për president të Shteteve të Bashkuara.

Këtë paraqitje ajo e bëri gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë, që u mbajt në New Hampshire.

Me këtë rast Bachmann tha: “Sot i plotësova letrat për të synuar zyrën e presidencës së Shteteve të Bashkuara. Pra unë shumë shpejtë do ta bëjë edhe shpalljen formale”, tha Michelle Bachmann.

Thuhet se ajo ka lidhje me lëvizjen ultra-konservatore, Tea Party.

Republikania Bachmann ka zgjuar interesim te mbështetësit, me kritikat e saj të shpeshta të politikave të presidentit Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›