E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea barazon me Birminghamin, tifozët thërrasin Mourinhon

Chelsea barazoi 1-1 në Stamford Bridge me Birmingham Cityn në ndeshjen e rrethit të pestë në FA Cup.

Skuadra londineze dëshpëroi edhe njëherë para shikuesve të saj, duke mos arritur të kualifikohet drejtpërdrejtë për në çerekfinale. Tani, skuadrat duhet të zhvillojnë edhe ndeshjen e kthimit në Birmingham.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi nëpërmjet David Murphyt i cili realizoi në minutën e 21-të. Chelsea kishte rast ideal të barazojë rezultatin, vetëm dy minuta më vonë, por Juan Mata nuk shënoi nga penalltia.

Pjesa e parë mbaroi në epërsinë e Birminghamit dhe tifozët në Stamford Bridge filluan të brohorisnin emrin e ish menaxherit, Jose Mourinho, duke shtuar presionin ndaj Andre Villas-Boasit.

Por, strategu portugez gjeti sado pak lehtësim kur sulmuesi Daniel Sturridge barazoi rezultatin në minutën e 62-të, por Chelsea nuk arriti të fitojë duelin. Si rezultat, do të ketë ndeshje të kthimit në Birmingham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›