E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehhagel, trajner i ri i Hertha Berlinit

Trajneri veteran Otto Rehhagel do të emërohet trajner i ri i skuadrës nga Bundesliga, Hertha Berlin, kanë njoftuar mediet gjermane të shtunën.

Agjencia e lajmeve DAPD ka bërë të ditur se 73 vjeçari Rehhagel ka pranuar të zëvendësojë Michael Skibben i cili u shkarkua të dielën e kaluar pas vetëm pesë ndeshjeve në drejtim të ekipit, të gjitha humbje.

Hertha gjendet dy pikë mbi zonën e rrezikuar, në pozitën e 15-të, pas rikthimit në Bundesligë këtë sezon. Ajo kaloi një vit në divizionin e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›