Robben nuk e braktisë Bayernin

Bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë ngecur, por mesfushori Arjen Robben ka qetësuar tifozët e Bayern Munichut duke u shprehur i gatshëm të qëndrojë në klub deri në skadim të marrëveshjes aktuale, më 2013.
“Për mua nuk ekziston asnjë problem. Në fakt, drejtuesit e klubit i dinë synimet e mija, ndihem mirë në Bayern dhe nuk kam asnjë arsye për tu larguar” deklaroi Robben për mediet gjermane.
Tashmë disa muaj, palët nuk janë taktuar për të vazhduar bisedimet rreth marrëveshjes së re për yllin holandez.