Albelda do të luajë derisa ta mbajnë këmbët

Mesfushori i Valencias, David Albelda është i lumtur që vazhdoi kontratën me klubin dhe theksoi se dëshiron të luajë ‘derisa të më mbajnë këmbët’.
Më herët gjatë kësaj jave 34 vjeçari vazhdoi për një sezon marrëveshjen e tij me klubin dhe është i lumtur që do të kalojë vitin e 16-të në Mestalla.
“Dua të vazhdoj derisa të më mbajnë këmbët. Entuziazmi dhe qëndrimi i fortë psikologjik janë dy faktorët që më motivojnë më së tepërmi. Mendoj se e kam merituar kontratën e re” deklaroi Albelda për AS.