Scholes e meriton Evropianin

I rikthyer nga pensioni para më tepër se një muaji, Paul Scholes mund të luajë edhe në Euro 2012.
Mesfushori i Manchester Unitedit është kandiduar për përfshirje në Kombëtaren angleze nga ai që konsiderohet favorit për të drejtuar skuadrën në Euro 2012, menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp.
“Të gjithë do të dëshironin të shihnin Scholesin në Evropian. Ai luan si spanjollët, në të njëjtën kategori me Xavin dhe Iniestan. Sa herë që është në fushë, ai arrin të bënë dallimin” deklaroi Redknapp për mediet italiane.