Chelsea blen Fernando Torres e David Luiz

Chelsea bën goditjen më të madhe në merkaton e dimrit, duke blerë nga Liverpool, Fernando Torres. Tjetër çmenduri e manjatit rus pronar të klubit londinez Roman Abramovich, i cili ka shpenzuar 58.5 milionë euro për të vënë në shërbim të trajnerit Carlo Ancheloti, sulmuesin spanjoll kampion bote. Lajmi është konfirmuar nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në adresën zyrtare të Liverpulit në internet, ku bëhet me dije se dy skuadrat kanë rënë dakord për transferimin e Fernando Torres, i cili është kthyer në lojtarin spanjoll më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Sulmuesi është larguar nga Liverpool pas tre sezonesh e gjysmë, ndërsa në 102 ndeshje me skuadrën e kuqe ka shënuar 65 gola. Torres kaloi te Liverpul në vitin 2007 pasi u largua nga Atletiko e Madridit, ndërsa aventura e tij me skuadrën angleze nuk arrriti asnjëhërë pritshmërinë. I konsideruar një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij, sulmuesi i kushtëzuar edhe nga dëmtimet nuk arriti të shfaqte formën e tij më të mirë.
Tani me transferimin te Chelsea, spanjolli është vënë sërish në qendër të vëmendjes së futbollit botëror, ndërsa kalimi i tij te formacioni londinez nuk është pritur mirë nga tifozët e Liverpulit që kanë protestuar përpara selisë së klubit ku dhe kanë djegur fanelën e sulmuesit spanjoll.Gjithsesi, kjo nuk ka penguar Fernando Torres të mbyllë transferimin e tij të Chelsea, që gjithashtu ka marrë nga Benfika për 25 milionë euro mbrojtësin portugez David Luiz.
Nertan Prifti