E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen cmimet e letersise per 2010

Studimi i Sabri Hamitit “Poetika Shqipe”, është vepra më e mirë letërsisë sonë për vitin që lamë  pas. Ministria e Turizmit dhe Kulturës i ka akorduar shkrimtarit kosovar “cmiminj e madh te letërsisë” në ceremoninë e cmimeve të letërsisë për vitin 2010.

"Ky libër në të vërtetë është  vetëm një titull në trajtën e shquar, pra 'Poetika shqipe', e një nëntitulli për 40 vjet studimeve të mia letrare që kishte trajtën e pashquar. Ndonëse kjo është vepër që e kam shkruar në decenin e fundit, në të vërtetë është vetëm sublimim i kërkimeve të ngahershme", tha studiuesi Sabri Hamiti.

Kryetari i Jurisë Agron Tufa u shpreh se në vitin 2010 ka spikatur gjinia e romanit dhe studimit letrar. "Kam nderin të konstatoj se letërsia shqipe sot, në mungesë të instrumentave të filtrimit, të organizimit të vlerave dhe risive ka një seriozitetet artistik ku nuk mungon novatorizmi, kërkimet, tendencat dhe prirjet e zhvillimeve më të mira bashkëkohore me letërsitë e huaja, ku nuk mungon as befasia", tha Agron Tufa, kryetar i Jurisë.

Në këtë edicin të cmimeve letrare u vlerësuan 9 autorë të tjerë. Cmimi për romanin më të mirë shkoi për Ramiz Gjinin, Për esenë Visar Zhiti, ndërsa poeti Arjan Leka u vlerësua me cmimin për poezinë më të mirë të vitit. Gjithashtu u shpallëm cmime për autorin deputues, prozën e shkurtër e letërsinë për fëmijë, studimin, përkthimin shqip, e atë në gjuhë të huaj.

Cmimet që shpall Ministria e Kulturës janë kontestuar shpesh, megjithatë deri tani mbetet e vetmja skemë vlerësimi gjithëpërfshirëse për letërsinë gjatë një viti.

Aurela Papadhima Azhornuar së fundi ( e martë , 01 shkurt 2011 )

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›