Chelsea blen portierin e Genkut

Nënkampioni anglez Chelsea ka blerë portierin 19-vjeçar, Thibaut Courtoisin. Genk përmes ueb sajtit zyrtar ka konfirmuar se portieri i ri belg ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kompensimin prej 9 milionë euro.
Courtois konsiderohet talent i madh, ndërsa në klubin nga Stamford Bridge do të jetë rezervë e portierit të kombëtares çeke Petr Cech.