Real Madrid mposht Galaxy në miqësore

Debutim spektakolar i Realit të Madridid të Murinjos, i cili në Los Angelos ka mposhtur Galaxy e David Beckham me rezultatin e pastër katër me një . Në Memorial Coliseum, impiant që ka pritur edhe Olimpiadën e vitit 1984 galaktikët i kanë dhënë jetë një shout e vërtetë me portugezin Ronaldo, që ka qënë zot i fushës dhe me një lojë të mirë të Kaka por edhe me një Fabio Koentrao që në të majtë ka qënë i mrekullueshëm.
Në minutën e 31-të, të takimit, Reali kalon në avantazh me një diagolane të bukur të Kalejon, i cili është gjendur i lirë në zonë pas një asisis të Kaka. Në minutën e 40-të, vjen edhe dyfishimi i rezultatin nga Joselu një lojtar i ri, i akademisë së Realit të Madridid. Në fillimin e pjesës së dytë, Cristiano Ronaldo ka shkruar edhe emrin e tij në listën e golashënuesve, kur në minutën e 53-të, ka shënuar një supergol me një të majtë potente.
Pak më vonë ka menduar Benzema për të firmosur pokerin duke devijuar në portë me kokë një krosim mjaft të mirë të portugezit Koenrtao. Në minutën e 66-të, vjen edhe goli i nderit për vendasit e Galaxy me anë të Kristman. Më mirë nuk kishte se si të fillonte aventura e Murinjos në seoznin e dytë të drejtimit të Realit. Kjo ishte vetëm një ndeshje miqësore, por kundërshtarët duhet të kenë kujdes, pasi në vitin e dytë në drejtim të një skuadre, Murinjo fiton gjithmonë .
“Jam shumë i lumtur, ishte një ndeshje e komplikuar dhe ne luajtëm me shumë intensitet. Fitorja nuk ishte shumë e rëndësishme, por ndërtimi i formës, po, ndërsa më pëlqeu qëndrimi (i lojtarëve)", ka thënë Mou.