Aventura e Boas Chelsea fitorja e pare

Andre Villas Boas ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij si trajner i Chelsea, pasi portugezi ka debutuar me një fitore 1-0 në debutimin me skuadrën e tij të re. Një autogol i Ben Haim në pjesën e parë i ka dhuruar suksesin Bluve të Londrës, që vazhdojnë përgatitjet në prag të sezonit të ri të Premier Ligës.
Villas Boas u transferua te Chelsea përpara pak javësh, ndërsa nga tekniku i cili krahasohet me Jose Mourinhon pritet shumë nga drejtuesit e klubit. OPortugezi duhet të kthejë skuadrën te suksesi në kampionatin anglez dhe në Europë, ndërsa fitorja në ndeshjen e parë kundër Portsmouth ka qenë sinjali i rëndësishëm se trajneri 34-vjeçar kërkon të shpërblejë besimin që i është dhënë.
Gjithsesi, paraqitja e Bluve të Londrës në këtë miqësore nuk ishte nga më të mirat kjo edhe falë vendimit të Villas-Boas për të aktivizuar në pjesën e dytë lojtarët e tij të rëndësishëm si John Terry, Frank Lampard, Didier Drogba apo Nicolas Anelka. Po ashtu, fitorja e Chelsea do të shpëtonte nga portieri Hilario që do të priste një 11-metërsh të shkaktuar nga vetë ai. Në fund i gjithë suksesi ka qenë për skuadrën londineze, e cila javënm e ardhshme do të niset për në Lindjen e Largët për të vijuar përgatitjet përpara fillimit të sezonit të ri.
Nertan Prifti