E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mexes refuzoi Realin dhe United për Milanin

Mbrojtësi i Milanit, francezi Philip Mexes, ka theksuar se ka refuzuar ofertat e Real Madridit dhe Manchester United duke kaluar si lojtar i lirë nga Roma tek Milan.

“Të gjithë bashkëlojtarët e mi në Romë më kanë mbetur në zemër. Ata nuk do t`i harroj kurrë, sikur as tifozët dhe qytetin, të cilët kanë bërë aq shumë për mua. Tani jam pjesë e Milanit dhe jam krenar që jam këtu. Pas shtatë vitesh fantastike te Roma ndjej se jam rritur si futbollist dhe e meritoj rastin për t`i treguar vlerat e mia te Milani”, ka theksuar Mexes.

Ai më tej ka shtuar se Milani ishte zgjedhja e tij, pasi ka mundur të shkoj edhe në Real Madrid. “Më herët kam zgjedhur ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Romës. Për fanellën e Milanit kam ëndërruar që kur isha fëmijë. Shpresoj se me paraqitjet e mira te Milani do të fitoj vendin edhe në kombëtare për Kampionatin evropian 2012”, shprehet futbollisti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›