Eleminohet Argjentina, Uruguai në gjysmëfinale

Argjentina i thotë lamtumirë Kupës së Argjentinës pasi është eleminuar pas penalltive në çerekfianle nga Uruguaji. Kombëtarja çeleste siguron gjysmëfinalet dhe eleminon në mënyrë surprizë Selecion, e cila ishte mes skuadrave favorite për të fituar trofeun, që po organizohet në shtëpinë e saj.
Argjentina e Batistës dhe e Messit është mposhtur pas gjuajtjeve nga penalltitë me rezultatin 5-4 pasi koha e rregullt dhe 30 minutat e kohëve shtesë përfunduan në barazim një me një. Vendimtar në gjuajtjet e penalltive ka qënë gabimi i Tevez, i cili ëhstë futur në fushë në minutën e 83-të, në vend të Kun Agueros. Takimi ka filluar mjaft mirë për Uruguajin, i cili ka kaluar në avanatzh që në minutën e 5-të me anë të Diego Perez, i cili më pas është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 38-të, por Kombëtarja Albiceleste ka barazuar shumë shpejt në minutën e 17-të, me Gonzalo Higuain.
Me karton të kuq në këtë takim është ndëshkuar edhe kapiteni i bardhekaltërve Maskerano. Dramë në stadiumin Estanislao Lopez ne Santa Fe, aty ku në shkallët e stadiumit padronë janë tifozët e Argjentinës. Pas një rasti të Agueros në minutën e pestë, vjen edhe dushi i ftohtë për vendasit. Një goditje dënimi e Forlan devijohet me kokë nga Martin Caseres dhe pas grushtimit të Romeros Diego Lopez, i lënë vetëm në krahun e majtë shtyn topin në rrjetë. Një me zero për skuadrën e Tabarez dhe në Santa Fe pllakos heshtja. Por kalojnë vetëm 12 minuta dhe Albiceleste gjen barazimin.
Messi shërben për Higuain një asis të mrekullueshëm dhe sulmuesi i Realit me kokë mposht Muslerën. Pas barazimit, Argjentina ka pasur edhe disa raste të tjera, të cilat nuk i ka shfrytëzuar ndërsa në minutën e 41-të është larguar me karton të kuq edhe Maskerano. Në kohët shtesë Selecion nuk ka fat dhe tentimet e Pastores, Higuain dhe Messit nuk përfundojnë në rrjetë.
Në llotarinë e penalltive për Uruguajin shënojnë të gjitha Forlan, Suarez, Scotti, Gargano e Caceres, per Argjentinën kanë shënuar Messi, Burdisso, Pastore e Higuain.Penalltia e Tevez është pritur nga Muslera dhe ajo vendimtare është shënuar nga Martin Caseres për të dërguar Uruguajin në qiellin e shtatë dhe Argjentinën në ferr.