E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Lacioi do luftojë për të marrë kompeticionet

Futbollisti shqiptar Lorik Cana, pjesë e ekipit kombëtar të Lacios, ka folur për objektivat e tij dhe zgjedhjen e fundit që ka bërë. Lacio ka prezantuar sot të gjitha blerjet e futbollistëve të rinj.

Në fjalën e tij, Cana ka theksuar se ka zgjedhur këtë ekip, pasi ai luan në kampionatin më të mirë botëror. Po ashtu Cana ka shprehur besimin e tij, se Lacio do të fitojë të 3 kompeticionet.

“Lacio do të fitojë të tre kompeticionet. Kemi vullnetin për tu paraqitur mirë kudo. Lacio ka lojtarë shumë cilësorë”, u shpreh Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›