Chelsea do ta presë Hiddinkun deri në shtator

Trajneri i Turqisë, Guus Hiddink, është një prej favoritëve për t`u emëruar tek Chelseat, por agjenti i holandezit ka qartësuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë para shtatorit.
Chelsea është pa trajner që pas shkarkimit të Carlo Ancelottit dhe pavarësisht faktit që ai konsiderohet favorit, duket se Chelsea vështirë se do ta presë strategun deri në shtator për të zhvilluar edhe dy ndeshjet kualifikuese.
“Hiddink po shkon në pushime dhe mund të them se ai do të jetë në krye të Turqisë edhe në shtator për ndeshjet e ardhshme ndaj Kazakistanit dhe Austrisë. Kjo është ajo që themi ne, ky është pozicioni ynë”, theksoi Van Nieuwenhuizen, agjenti i Hiddink.