E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri vrasës, bien dyshimet në Itali

Në spitalin e Merano-s në Itali nuk ka patur asnjë rast të dyshuar me Escherichia Coli.
 

Zv/drejtori i spitalit Pierpaolo Bertoli përgënjeshtroi faktin e raportuar një ditë më parë në një të përditshme online në gjuhën gjermane për mundësinë e përballjes me një rast infeksioni me Escherichia Coli në rajonin e Bolzano-s në Itali.
 

Në fakt sipas zv/drejtorit, turisti gjerman ishte prekur nga një infeksion i zakonshëm i Escherichia Coli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›