Maqedoni, Jakupi: Rezultatet paraprake do dalin nesër

Rezultati paraprak i zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni do të dalë mëngjesin e së hënës. Kështu është shprehur Nënkryetari i KSHZ-së në Maqedoni, Subi Jakupi në një intervistë për “Ora News” ndërsa ka shtuar se Brenda mesnatës së sotme pritet të përpunohet mbi 70 përqind e të dhënave të ardhura nga qendrat e votimit.
“Rezultatet do të jenë të shpejta dhe do të jepen online në mënyrë që qytetarët ti shohin rezultatet. Kemi edhe faqen tonë ku është rezultatet do të jenë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në gjuhën angleze” theksoi Jakupi.
Gjithashtu Jakupi theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje është mbi 60 përqind dhe kjo shifër sipas tij është e kënaqshme duke e krahasuar atë me zgjedhjet e kaluara.
Më tej Nënkryetari i KSHZ-së Jakupi ka deklaruar gjatë procesit të votimit të zgjedhjeve parlamentare nuk është shënuar asnjë incident.