Chelsea e City i bëjnë "nderë United

Chelsea ka barazuar pa gola me Manchester Cityn në derbin e kësaj jave në Premierligë, Debutimi i Rafael Benitez në pankinën e Chelseat erdhi me një barazim në Stamford Bridge.
Ndeshja ishte me pak raste shënimi ndërsa skuadrat luajtën mbrojtje të forta.
Pas këtij barazimi, më së miri mund të ndihet Manchester United pasi që është lider i vetëm në Premierlige me 30 pikë, City ka 29 pikë ndërsa Chelsea 25 pikë./Indeksonline/