E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampioni është Sebastian Vettel

Sebastian Vettel e ka mbrojtur titullin në Formula 1. Vozitësi i Red Bullit u rendit vetëm i gjashti në garën për Çmimin e madh të Brazilit, por kjo mjaftoi që Vettel të jetë përsëri kampion.

Fernando Alonso, zuri vendin e dytë në garën e Interlagos duke bërë një garë fantastike por që në fund nuk arriti të jetë kampion.

Garën e Brazilit e fitoi piloti i McLarenit, Jenson Button, ndërsa krahas tij dhe Alonsos në podium u ngjit edhe piloti i Ferrarit, Felipe Massa, i cili zuri vendin e tretë.

Vettel shpallet kampion me 281 pikë ndërsa Alonso përfundon stinorion në vendin e dytë me 278 pikë.


Renditja e përgjithshme e konstruktorëve

1. Red Bull Racing-Renault (460 pikë)
2. Ferrari (400 pikë)
3. McLaren-Mercedes (378 pikë)
4. Lotus-Renault (303 pikë)
5. Mercedes (142 pikë)
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›