Rekordi në La Liga

Në 12 javët e para të këtij sezoni në La Liga është shënuar numri më i madh i golave në 30 vitet e fundit.
Pas 120 dueleve, skuadrat e Primera Division kanë shënuar plot 534 gola, mesatarisht 2.95 për ndeshje. Sulmuesit, veçanërisht treshja Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Radamel Falcao janë shndërruar në tmerrin e mbrojtjeve kundërshtare.
Nga aspekti individual me numrin më të madh të golave të realizuar deri më tani këtë stinor janë dalluar të ‘zakonshmit’, Lionel Messi i Barcelonës që udhëheq me 17, dhe ndiqet nga rivali i tij i Real Madridit, Cristiano Ronaldo 12 dhe ylli i Atletico Madridit, Radamel Falcao me 10 gola./Indeksonline/