Starton Seria A. Milan ben paqe me Lacion

Seria A starton me barazimin spektakolar mes kampionëve të Milan përballë Lazios. Kuqezinjtë tregojnë forcën duke rikuperuar dy gola ndaj lazialëve, që pas një fillimi drithërues dominohen nga skuadra e Allegrit. Debuton në rradhët e Milan Aquilani, ndërsa dyshja ofensive e Lazios bën të ëndërrojë Reja në vetëm 21 minuta lojë.
Milani nën disavantazh të dy golave spektakolarë nga Klose dhe Cisse. Gjermani driblon bukur Nestën, që tregon se nuk është në formën më të mirë edhe përballë potencës së Cisse. Gjithësesi reagimi i Milan është prej kampionësh dhe në minutën e 29 kuqezinjtë futen në lojë pas një kombinimi Aquilani-Cassano-Ibrahimovic, me suedezin që depoziton në rrjetë golin e shpresës. Sulmuesi barez merr përsipër barazimin pak minuta më pas, duke goditur saktë me kokë brenda zonës.
Me shifra të barabarta Milan është më tepër aktiv, ndërsa Reaj mendon më tepër për një pikë në Milano, që kundër kampionëve ka vlerë më të madhe. 1 pikë në debutim, por mund të kishte marë edhe më shumë Allegri, nëse Cassano nuk do të ishte ndalur nga traversa në minutën e 69. Gjithsësesi, një tjetër barazim, ashtu si një vit më parë, kur Milan u shpall kampion dhe kuqezinjtë sigurisht shpresojnë që historia të përsëritet.
Eno Skarço