E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City fiton 3-0 ndaj Wigan Athletic

Manchester City, ka fituar me rezultatin 3-0 ndja Ëigan Athletic për t`u renditur në krye të tabelës së Premier Ligës, kur po zhvillohet java e katërt e Kampionatit anglez.
 

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Sergio Aguero, i cili realizoi golin. Pas 13 minutash lojë, argjentinasi e hapi takimin, pas këmbënguljes së David Silvas. Carlos Tevez dështoi të dyfishonte epërsinë, pasi goditjen e tij nga pika e bardhë e ndali portieri Ali Al Habsi në minutën e 19-të.

Në pjesën e dytë Kun Aguero shënoi dy gola të shpejtë në minutat 63-të dhe 69-të, ndërsa u asistua nga Samir Nasri dhe David Silva. Pas kësaj fitoreje, City arrin kuotën e 12 pikëve nga katër ndeshje dhe pret dështimin eventual të Manchester Unitedit për të qëndruar i vetmuar në krye të tabelës.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›