E Diel, 1 Nëntor 2026

Pele: Neymar, më i përkushtuar në aspektin fizik

Legjenda braziliane, Pele ka lëvdëruar bashkëkombasin e tij Neymar për talentin që zotëron, por shton se nëse 19-vjeçari dëshiron të luajë në Evropë, atëherë ai duhet të punojë në aspektin fizik të lojës së tij.
 

Edhe Barcelona edhe Real Madridi po interesohen për talentin brazilian, i cili konsiderohet si një prej sulmuesve më me prespektivë në botën e futbollit dhe Pele është i brengosur për zhvillimin e tij fizik.
 

“Unë bisedova me babain e Neymar për brengën time të zhvillimit fizik të tij dhe lojës fizike në Evropë. Problemi është vetëm fizik. Ai është një prej lojtarëve më të mirë që është shfaqur kohëve të fundit”, u shpreh 70-vjeçari.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›