E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez nuk është më kapiten i Man Cityt

Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, nuk do të jetë më kapiten i skuadrës. Lajmin e bëri të ditur trajneri i skuadrës, italiani Roberto Mancini.
 

”Arsyet janë të thjeshta, Carlos dëshironte të largohej nga skuadra, por ai është ende këtu dhe është një lojtar fantastik për ne, por jo më kapiten i skuadrës tonë” deklaron Mancini.
 

Si kapiten i ri i skuadrës do të jetë holandezi Vincent Company, i cili është lojtar mjaft i admiruar nga Roberto Mancini.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›