E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea kërkon Kjaerin

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 17:09

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ka identifikuar mbrojtësin e Wolfsburgut, Simon Kjaer si zgjidhjen e problemeve të ekipit të tij në qendër të mbrojtjes.

Gjiganti londinez ka mungesë të qendërmbrojtësve pas largimit të Ricardo Carvalhos dhe lëndimeve të John Terryt dhe Alexit.

Ndërsa, sipas medieve gjermane, Ancelotti është i gatshëm të ringjallë interesimin e tij për Kjaerin, të cilin e kishte kërkuar edhe gjatë verës. Kjaer u transferua në Wolfsburg nga Palermo në fillim të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›