Chelsea, mega-ofertë për Guardiolën

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i gatshëm ti ofrojë ish trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola kontratë me vlerë prej 20 milionë funtesh në sezon në mënyrë që ai të drejtojë skuadrën nga Stamford Bridge.
ESPN ka njoftuar të shtunën se Abramovich insiston në angazhimin e strategut katalan i cili është i lirë prej largimit nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar.
Abramovich thuhet se planifikon të arrijë marrëveshje me Guardiolën në mënyrë që ish strategu i gjigantit katalan të drejtojë Chelsean nga fillimi i stinorit të ardhshëm.