E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry humb Botërorin e klubeve

Kapiteni i Chelseat, John Terry do të mungojë në Kampionatin botëror të klubeve në Japoni për shkak të lëndimit të gjurit.

Skuadra kampione e Evropës do të merr pjesë në garën interkontinentale javën e ardhshme, por nuk do të ketë ndihmën e Terryt.

“Ai dëshiron të jetë me ne dhe të na ndihmojë por është më mirë nëse mbetet këtu. Lëndimi nuk është i lehtë dhe më mirë është të mos udhëtojë”, deklaroi menaxheri i Chelseat, Rafael Benitez. Qendërmbrojtësi Terry dëmtoi ligamentet e gjurit në barazimin 1-1 me Liverpoolin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›