Redknappit i pëlqen Anelka

Menaxheri i Queens Park Rangers, Harry Redknapp ka sugjeruar se mund të kërkojë sulmuesin Nicolas Anelka nëse francezi është në dispozicion në janar.
Anelka braktisi Premierligën stinorin e kaluar duke kaluar te klubi kinez Shanghai Shenhua. Por, së fundmi sugjerohej se ish sulmuesi i Chelseat është i pakënaqur me jetën në Azi dhe konsideron rikthimin në Evropë.
Redknapp ka pranuar se mund të jetë i interesuar në angazhimin e Anelkas. “Ai është futbollist i mirë, kualitativ. Nëse është në dispozicion pa dyshim se do të zgjojë interesim”, deklaroi Redknapp.