Hulk, s’ka më probleme në Zenit

Sulmuesi Hulk ka bërë të ditur se ka tejkaluar mosmarrëveshjet me Zenti St Petersburgun dhe tani është i përqendruar ti ndihmojë ekipit të mbrojë titullin e kampionit në Premierligën ruse.
Ish ylli i Portos ka vuajtur të arsyetojë 40 milionë eurot e paguara për transferimin e tij gjatë verës dhe së fundmi spekulohej se mund të largohet nga Zenit pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Luciano Spalletti.
Mirëpo, reprezentuesi brazilian ka insistuar se ka zgjidhur problemet dhe tani gjithçka është në rregull. “Gjithçka është sqaruar. Kam biseduar me trajnerin dhe bordin dhe tani jam i përqendruar të ndihmoj Zenitin të mbrojë titullin”, deklaroi Hulk.