E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea mund ta mposhtë Barcelonën

Menaxheri i përkohshëm i Chelseas, Roberto di Matteo, insiston se mund të përgatitë një plan për të mposhtur Barcelonën në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Di Matteo beson se Chelsea nuk frikësohet nga përballja me gjigantin katalan, në përsëritje të gjysmëfinales kontroverse më 2009, kur Andres Iniesta realizoi në lojën shtesë në Stamford Bridge për kualifikimin e Barcelonës.

“Do të jetë interesante të luajmë dy ndeshje kundër njërës prej skuadrave më të mira në botë. Do të gjejmë një strategji që do t’u përshtatet futbollistëve tanë për të mposhtur Barcelonën”, deklaroi Di Matteo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›